LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka pasur “progres të kufizuar” në reformat e lidhura me BE-në

Kosova ka pasur “progres të kufizuar” në reformat e lidhura me BE-në

Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë.

Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel.

Në të përshkruhet situata politike prej kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, e deri te krimi i Qeverisë së Avdullah Hotit, pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.


Komisioni kësaj radhe i ka dhënë vërejtje serioze Parlamentit të Kosovës për të cilin pohon se “në periudhën që përfshin ky raport, nuk ka përmirësuar performancën e përgjithshme si një forum për dialog konstruktiv politik”.

Sa i përket procesit zgjedhor, ai vlerësohet në përgjithësi si transparent dhe i administruar mirë, megjithëse ka pasur dobësi në procesin e numërimit të votave.

Edhe kësaj radhe përmendet se në mesin e komunitetit serb ka pasur frikësime të kandidatëve, të cilat nuk ishin nga Lista Serbe. Situata në veri të Kosovës vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe kushteve për liri të shprehjes.

Në shumicën e fushave vlerësohet se Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, si në administratën publike ashtu edhe në sistemin e gjyqësorit, njofton Rel.

Vlerësohet se gjyqësori është ende i ndjeshëm ndaj ndikimit të panevojshëm politik.

Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit thuhet se Kosova është “në fazën e hershme” në këtë fushë, ndonëse përmendet se autoritetet kanë kryer disa aksione në këtë drejtim.

Në këtë Raport, nga Kosova kërkohet po ashtu që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimin në rrugën evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori