Kosova fitoi 10 medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Ka përfunduar me sukses Kampionati Ballkanit për të rritur në Xhudo, i cili mu mbajt në Tiranë dhe Kosova shkëlqeu duke fituar 10 medalje gjithsej.
Xhudistët nga Kosova kanë arritur të shkëlqejnë edhe një herë pasi kanë fituar 10 medalje në Kampionatin Ballkanit të mbajtur në Tiranë.
Nga këto medalja, xhudistët nga Kosova i kanë fituar pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.
Kampion Ballkanit janë shpallur: Erza Muminoviq (48 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Flaka Loxha (57 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Shpat Zekaj (100 kg).

Medalje të argjendta apo nën-kampion ballkanik kanë arritur të shpallen Fatjona Kasapi (57 kg), Korab Morina (66 kg) dhe Selim Berisha (73 kg).
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës: Kampionati Ballkanik për të Rritur pêrfundoj në Tiranë?? Kosova fitoj plot 10 medalje ?? 5 medalje të arta,3 të argjendta 2 të bronzta një vend i pestë! Kampion Ballkanik janë shpallur sot : 48 kg Erza Muminoviq 52 kg Distria Krasniqi 57 kg Flaka Loxha 63 kg Laura Fazliu 100 kg Shpati Zekaj Nênkampion Ballkanik : 57 kg Fatjona Kasapi 66 kg Korab Morina 73 kg Selim Berisha Medalje tê bronzta : 66 kg Fisnik Hyseni 90 kg Andi Artani Një vend i pestë : 81 kg Arbër Kullashi Foto nga Podiumi 100 kg për meshkuj Ku Kampion u shpall Shpat Zekaj/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































