LAJMI I FUNDIT:

​Kosova ende pa Ligj të lustracionit

​Kosova ende pa Ligj të lustracionit
Foto: Arkiv

Ligji i lustracionit ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave, shihet si domosdoshmëri në Kosovë.

Njohës të fushës së drejtësisë në vend thonë se ende mund të gjenden persona që sot mbajnë pozita në institucione, por që në kohën e okupimit kanë ushtruar funksione dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Një ligj i tillë nuk është në agjendën legjislative të ekzekutivit, por Ministria e Drejtësisë pret që për një ligj të tillë te këtë iniciativë edhe nga grupet e tjera parlamentare.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për KP deklaroi se Ligji i lustracionit është shumë i rëndësishëm për Kosovën për të hequr dyshimet se persona me të kaluar të dyshimtë janë pjesë e institucioneve të Republikës.

“Unë besoj që në rrethana të tilla lustracioni është një ligj i rëndësishëm në Republikën e Kosovës në kuptimin që kemi shumë individë të cilët konsiderojnë që janë të instaluar në institucione mirëpo që konsiderohet se kanë të kaluar të dyshimtë dhe do të ishte shumë e vlefshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës, deputetët e ndonjë grupi parlamentar, ose të gjitha grupet parlamentare, të ndërmerrnin një iniciativë të tillë.

Në një nga legjislaturat e Kuvendit ka pasur një përpjekje të tillë për një ligj të lustracionit mirëpo për shkak të zgjedhjeve të reja dhe shpërndarjes së Kuvendit kjo u bë e pamundur, mirëpo Kuvendi në secilin moment ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht në agjendën tonë legjislative nuk është parapa një ligj i tillë pasi që nuk e kemi pasur zotim para qytetarëve të republikës së Kosovës”, deklaroi ajo.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se shumë vende që kanë pasur sisteme komuniste ose edhe që kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë kanë miratuar Ligjin e lustracionit.

Sipas tij, Kosova nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë pasi ka qenë rast më i veçantë për shkak të misioneve ndërkombëtare si UNMIK-u dhe EULEX-i.

Sipas Miftarajt, nëse ndërmerret një iniciativë e tillë për të cilin kërkohet vullnet politik, duhet bërë kujdes që të mos shndërrohet në mjet për hakmarrjeje dhe të garantohet një proces i drejtë.

“Padyshim që do të ishte i mirëseardhur një ligj i tillë por për këtë duhet të ketë vullnet politik pastaj nëse do të kishim një ligj të tillë do të duhej të garantonte të drejtat dhe liritë, do të garantonte një proces të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm në mënyrë që i njëjti të mos konsiderohet hakmarrës ose si një luftë kundër personave të caktuar të cilët në një farë mënyre nuk do të ishin viktimë e këtij ligji”, tha Miftaraj.

Ai shtoi se ka fakte se personat të cilët dikur kanë ushtruar funksione të larta në ish-regjimin e Millosheviqit sot mbajnë pozita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe janë edhe pjesë e skenës politike.

“Ka prova dhe ka fakte që ka persona të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm, qoftë para viteve të ‘90-ta qoftë gjatë viteve të ‘90-ta dhe për këtë kanë ushtruar funksione në drejtësi, qoftë në organe të sigurimit të cilët sot mbajnë pozita.

Edhe pse ky numër tani nuk është i madh sa ka qenë pas luftës, por prapë mund të identifikohen persona të tillë, sikurse njëjtë mund të ndodhë edhe me persona sot ndoshta janë edhe në politikë të cilët kanë pasur pozita para viteve të ‘90-ta.

Për këtë e përsëris duhej të ndodhë përmes një ligji adekuatë dhe përmes një komisioni apo trupe i cili do të duhej të ushtronte këto përgjegjësi, këto kompetenca gjithmonë flas në bazë të ligjit, në bazë të procedurës, duke garantuar një proces të drejtë, por liritë apo edhe të drejtat e njeriut të cilët mund të jenë subjekt i këtij ligji”, thotë Miftaraj.

Shpeshherë e kaluara e figurave publike ka qenë pjesë e fjalorit në diskursin publik. Ndërsa në vazhdimësi është bërë thirrje që të ketë drejtësi për shumë sakrifica të shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë vuajtur vite të tëra burgje apo edhe më rëndë duke kërkuar të drejtat e tyre themelore.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori