LAJMI I FUNDIT:

Kosova, e para në Evropë me më së shumti raste të reja me COVID-19, llogaritur në një milion banorë

Kosova, e para në Evropë me më së shumti raste të reja me COVID-19, llogaritur në një milion banorë

Të enjten në Kosovë, 16 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit duke e çuar numrin total të tyre në 212.

Po ashtu janë regjistruar 258 raste të reja të të infektuarve.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës.


Prej raportimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 8,104.

Këto shifra po konsiderohen alarmante, pasi nëse e shohim mesataren e rasteve të reja në një milion banorë, del që Kosova është para në botë.

Matja është llogaritur sipas rasteve të reja me COVID-19, të datës 30 korrik, nga worldometers, dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

IKSHPK kërkon që vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen dhe janë garancë për uljen e lakores.

“Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thotë Instituti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori