Kriza financiare, kryesisht për shkak të deficiteve buxhetore dhe borxheve të mëdha, me të cilat po përballen vendet e Bashkimi Evropian që nga viti 2010, në njëfarë mënyre mund të ndikojë edhe te partnerët tregtarë dhe kontraktual që i kanë vendet e BE-së me vendet e treta, përfshirë këtu edhe Kosovën, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Ata thonë se është e pamundshme të thuhet se nuk ka kurrfarë ndikimi, kur kihet parasysh se 35 për qind e produkteve që vijnë në tregun e Kosovës, janë nga vendet e BE-së. Megjithatë, siç thekson eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, duke pasur parasysh se Kosova nuk ka marrëdhënie të ngushta afariste me këto vende, atëherë mund të themi se këto kriza reflektohen në një shkallë jo të madhe në Kosovë.
Vlen të theksohet se kur në vitet 2010-2011 në Bashkimin Evropian kishte një recesion diku minus një për qind, Kosova ato dy vite pati rritje ekonomike tre deri në katër për qind. Kjo, sipas ekspertëve, tregon se kriza financiare në Bashkimin Evropian nuk ndikoi në frenimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të marrëdhënieve jo të zgjeruara të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, ndikimet e para që mund të ndjejë Kosova nga kriza financiare në vendet e BE-së, mund të jenë në disa fusha, në veçanti tek investimet e huaja.
Ndërkohë, për ekspertin e çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, kjo krizë financiare që ka prekur disa vende të BE- së, më shumë reflekton si një frikë apo dyshim rreth së ardhmes së Kosovës dhe asaj evropiane, sesa asaj që ka reflektim të drejtpërdrejtë.
“Kosova është një vend shumë i pazhvilluar me raporte të nivelit shumë të ulët në relacione me Evropën, apo me vendet e përfshira nga kriza. Nuk ka ndonjë investim apo ndonjë kapital që vjen prej atyre vendeve ku goditja e tyre mund të reflektojë në Kosovë”, thekson Rexhepi.
Zyrtarë të institucioneve të Kosovë vazhdimisht kanë theksuar se Kosova ka arritur të mbetet relativisht e mbrojtur nga kriza në eurozonë, për shkak të një lidhjeje të kufizuar financiare dhe tregtare me vendet që janë në krizë dhe si rezultat i prurjeve të fuqishme rrjedhëse dhe të kapitalit nga diaspora e Kosovës. Ata, po ashtu, kishin thënë se ekonomia e Kosovës ka vazhduar të rritet me ritme të shëndetshme, ndër më të lartat në rajon.
Derisa, sa i përket sistemit bankar të Kosovës, ishte vlerësuar se është njëri nga sektorët, i cili në Kosovë ka performuar mirë dhe nuk është prekur nga kriza. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës