Kosova edhe ciklin e dytë eliminator e ka mbyllur pa shënuar asnjë fitore, me të gjitha ndeshjet e humbura, shkruan sot Koha Ditore.

Të përzgjedhurit e Taib Kabashit të dielën mbrëma në Gjakovë mbyllën eliminatoret për botërorin e vitit 2017. U mposhtën nga Sllovakia me shifrat 26:22.


Kosova përfundoi e fundit në grupin e parë të fazës së parë eliminatore, pa pikë të tubuar. Ishte e vetmja prej përfaqësueseve që luajtën në grupe me nga katër ekipe që nuk tuboi asnjë pikë.

Në grupet me nga tri përfaqësuese pa pikë mbetën Belgjika e Luksemburgu. Belgjika pas katër ndeshjeve pati goldallim -16, ndërsa Luksemburgu pati po ashtu katër ndeshje dhe goldallim -35.  

telegrafi sport app