Kot shkruajnë gazetat ndërkombëtare për udhëheqësit e korruptuar kosovarë. Kot opozita e dikurshme brohoriste shesheve të kryeqytetit se shteti nuk bëhet me hajna. Tash e tutje nuk u beson kush. Nuk vjedhin kosovarët! Ka shpresë që qindra milionët të kthehen sërish në Buxhet…
Ra një kuletë (ndërkombëtare) dhe u pamë. Ajo që ra në sy, në prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Angli, ishte një kuletë e humbur dhe një tifoz i zhdukur. Tifozi i dehur u gjet të nesërmen në Maqedoninë Veriore dhe iku rasti që Policia e Kosovës të tregojë profesionalizmin e vet. Por, kuleta e tifozit Bruce është storje krejtësisht kosovare. Gjithçka ndodhi në mënyrën dhe kohën e duhur, sikur të ishte pjesë e fushatës parazgjedhore. Ra kjo ngjarje dhe u zbulua arsyeja përse gazetarët, sponsorët apo kushdo që të ketë paguar, paguan pa kursyer për tifozët anglezë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Disponimi i mirë nuk ra, as pasi i morëm katër gola. Nuk luhet për gola, bre!
Ngjarja me kuletën e cila ra nga xhepi i pasmë i tifozit anglez, është krejtësisht e vërtetë dhe, si e tillë, solli ngrohtësi në marrëdhëniet mes dy popujve, shteteve dhe tifozëve. “Dardanët” tanë dhe ata anglezë janë pararojë e kombit. Ndërkaq, sa i përket ngjarjes, ajo duket se ka rrjedhë kështu: tifozit anglez me emrin Bruce, prej pakujdesisë apo pse ishte i dehur, i bie kuleta nga xhepi i pasmë, derisa ai po ngutej për në kafeteri ku po pihej falas meqë mjaftonte të ishe anglez. Pastaj hyn në skenë “gjetësi i ndershëm”, i cili e vëren që nga larg kuletën. E kapi shpejt, mbase ende pa ra në tokë, nga frika se ndonjë “gjetës i pandershëm” mund të ishte më i shpejtë dhe i tërë rrëfimi për Kosovën të binte në ujë. Paramendoni po të kishte rastisur në vend të tij ndonjë politikan! Jo, mos e paramendoni, edhe pse pakkush beson se politika mund të na turpërojë më shumë se kaq!
Por, lëre krejt. Ku ka ndodhur të dalë në media se i është vjedhur kuleta ndonjë tifozi të futbollit në një vend të huaj?! Pra, nuk e hëngri njeriu qenin. Duhen rishkruar librat e gazetarisë. Kosovari kthen kuleten. Ky është lajm. Merreni me mend, tash e tutje askush nuk do të dyshojë se politikanët tanë e kanë dorën e keqe, sepse imazhi i kosovarit është ndrequr përfundimisht. Evropianët e rinj, bre! Atë që nuk e bëri Hashimi me Buxhet të shtetit, e bëri “gjetësi anonim dhe i ndershëm” i kuletës së tifozit Bruce.
“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi ai në “Twitter”. Në kuletë kishin qenë pak a shumë, dy rroga kosovare, por djaloshi as që kishte shikuar. Ai është njëri nga heronjtë e (pas)ndeshjes Kosovë-Angli. Natyrisht, Bruce, nuk e kishte as idenë se ky rast do të bëhej lajm global. Në postimin e tij, ai për herë të parë e përdori edhe shprehjen: “Kosova është e madhe”. Kjo deklaratë mund të (keq)përdoret edhe politikisht. Pas kësaj, as ” Vuçiqi e Daçiqi nuk do të na lodhin më me akuza “EdiRamiste” për Shqipërinë e Madhe pa kufij, sepse tashmë doli termi i ri problematik, e ky është: “Kosova e Madhe”.
Anash politikën, por kur jemi te Anglia, mbetet e paqartë nëse ata kanë Kombëtare apo Përfaqësuese? Mbase, Kombëtare ashtu tipike, siç e kuptojmë ne nuk ka. Se aty janë edhe Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut…! Harrova ndonjë “Kombëtare” tjetër nga Britania e Madhe?
Anglezëve ju ka ra kresë. Krejt Anglia mezi po pret që Kosova të kualifikohet disi në finalen evropiane. Pastaj do të shihni se cili është rrëfimi i vërtetë për Kosovën. Askush deri sot nuk ka paguar ushqim dhe pije për tifozerinë angleze. Këtu e tutje, “pakoja” kosovare turistike, për tifozët, ku përfshihen pritje “speciale” për futbollistët, edhe më “speciale” për tifozët, me ushqim dhe pije pa pare, dhe siguri maksimale për kuletat e tyre, do të jetë gjithësesi atraktive në përmasa planetare.
Bota e kuptoi. Me pi pa hesap, e mos me pagu mundesh veç në “vendin mysliman” të quajtur Kosovë. Kështu na quajnë në Perëndim. Vend i moderuar mysliman. Kosova përndryshe është e të gjithëve. E të gjitha besimeve, e të gjithë popujve, e të gjithë shtetasve. Kanë thënë se Kosova është Turqi, se është Serbi, ndërkohë që për befasi të gjithëve, edhe nga Shqipëria, sidomos nga tifozeria, kanë filluar të brohorisin se Kosova është Shqipëri.
Përndryshe , me fitoren e Vetëvendosjes, në media prapë është hapur tema e Kombëtares dhe Përfaqësueses. Unë them se nëse fitojmë nuk është me rëndësi si e quajmë. Nëse humbim, po ashtu. Përqendrohuni në lojë, djem. Ka kush merret me rrëfimin për Kosovën. Më nuk paguan shteti, as që është me rëndësi kush paguan.
A thua? A mund të ketë qenë gjithë kjo veç një test, për (mos)liberalizimin e vizave? A e kaluam?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!