LAJMI I FUNDIT:

Kosova do t’u bëjë ftesë futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare

Kosova do t’u bëjë ftesë futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë në radhët e veta ka futbollistë nga gjithë trevat shqiptare. E rrugën e njëjtë pas pranimit në UEFA dhe FIFA synon ta ndjekë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki thotë se futbollistëve më të mirë shqiptarë do t’u niset menjëherë ftesa, pasi Federata e Futbollit e Kosovës të marrë votat për pranim në UEFA në Kongresin e rregullt që do të mbahet më 3 maj në Budapest, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri nuk ka dashur të flasë me emra. Por ka thënë se pa përjashtuar askënd, do të kërkojë takim me të gjithë për t’ua dorëzuar edhe ftesën zyrtare që të përfaqësojnë Kosovën.

“E kemi obligim që t’ua hapim dyert të gjithë futbollistëve shqiptarë që përfaqësojnë shtetet e ndryshme të Evropës dhe normalisht zgjedhja është e tyre se a do të luajnë për Kosovën apo të vazhdojnë të luajnë në ato shtete ku janë aktualisht. Është e drejtë imja që t’i ftoj të gjithë. Kosova e ka këtë mundësi", ka thënë Bunjaki.


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori