LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Turqia pajtohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Turqia pajtohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar , me të cilin ka biseduar për investimet e shtetit të Turqisë dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Turqia mbetet një partner serioz dhe një shtet i rëndësishëm për Kosovën si në investime ekonomike ashtu edhe në fushën e mjedisit.

“ Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me shtetin e Turqisë sa i përket fushës së mjedisit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë një sërë masash teknike dhe ligjore për përmirësimin e ambientit”, tha ministri Matoshi.


Ministri Matoshi dhe ambasadori Sakar, kanë diskutuar edhe për iniciativën e fundit të MMPH-së për rregullimin e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve të plastikës dhe kënaçeve.

“ Çështja e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve, duhet të rregullohet sepse hedhja e tyre vend e pa vend nuk po jep një pamje të mirë për shtetin tonë”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për mbështetje të Kosovës në fushën e mjedisit.

“ Qeveria ime është e interesuar të vazhdojë ndihmën për Kosovën. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju dhe të gjejmë rrugën e duhur për investime në fushën e mjedisit”, tha ambasadori Sakar, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori