Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me përfaqësuesit e departamenteve AMMK-së dhe ARPL-së kanë lansuar projektin e bashkëpunimit me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë- (SEPA) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Ujërave të Suedisë -SWAM.
Sipas njoftimit për media gjatë kësaj ceremonie është nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen e projektit nga dy agjencitë e shtetit të Suedisë, SEPA dhe SWAM. Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, në ndërtimin dhe menaxhimin e informacioneve që kanë të bëjnë me ujërat dhe mjedisin si dhe përgatitjen e Kosovës për të negociuar marrëveshjet me Bashkimin Evropian.
Ministri Matoshi ka thënë se Kosova në të kaluarën nuk e ka pasur prioritet mjedisin, ndërsa aktualisht mjedisi ka vëmendjen e të gjithëve.
“Tashmë çështjet mjedisore kanë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit, deputetëve dhe po marrin çdo ditë e më shumë edhe të donatorëve dhe miqve tanë”, deklaroi ministri Matoshi.
Ai theksoi se në të kaluarën Kosova si shtet i dalë nga lufta ka investuar më shumë në çështje infrastrukturë sesa në mjedis.
“Prioritetet e vendit tonë në të kaluarën nuk i kanë dhënë mbështetje mjedisit, planifikimit hapësinor, ruajtjes së lumenjve dhe arsyeja është e thjeshtë, ne jemi një shoqëri e dal nga lufta tash e 20 vite më herët, shkatërrime të mëdha ka ndodhur në këtë vend , dhe kemi pasur një dëmtim të madh të infrastrukturës në përgjithësi”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij me ndihmën e donatorëve dhe miqve, Kosova tashmë i është kthyer investimeve në mjedis.
Ndërsa Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës vlerësoi si të domosdoshëm mbështetjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA) duke ofruar ekspertë për MMPH-në.
Kurse Nasrin Porghazian, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë tha se shteti i tyre ka mbështetur Kosovën që nga pas lufta.
“Suedia ka qenë një mbështetëse për Kosovën që nga viti 1998. Ne kemi një partneritet mjaftë të gjatë me Kosovën dhe po synojmë të mbështesim Kosovën në këtë drejtim. Reformat tona dhe strategjia bashkëpunuese është e fokusuar në tri fusha të ndryshme dhe këto fusha janë zhvillimi i tregut, demokracia, të drejta e njeriut dhe mjedisi dhe klima”, deklaroi Porghazian.
Ndërsa Nina Galadze Ekstedt, këshilltare për mjedis në SIDA dhe Ulrik Ëestman përfaqësues i SEPA-së, vlerësuan lartë bashkëpunimin mes agjencive të MMPH-së dhe atyre të Suedisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës