Autoritetet në Kosovë dhe në Serbi nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre, të cilat kanë shkaktuar ngecjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, pavarësisht ftesës së qeverive të vendeve të QUINT-it, rreth një javë më parë, që menjëherë të rifillojë dialogu me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi, vlerësojnë se letra e vendeve të QUINT-it për Kosovën dhe Serbinë, ndryshe nga thirrjet e deritashme, është e rëndësisë së veçantë dhe shpreh qasje të unifikuar të këtyre vendeve, por që tash për tash, të paktën në publik, ndaj kësaj thirrjeje, autoritetet e Kosovës, e në veçanti të Serbisë, kanë treguar mospërfillje.
Politologu Ramush Tahiri, shpreh mendimin se qasja e Serbisë dhe Kosovës ndaj thirrjes së vendeve të Kuint-it, reflekton faktin se aktualisht në Kosovë dhe Serbi nuk ka udhëheqës të përgjegjshëm.
Ai konsideron që udhëheqësit në Kosovë dhe në Serbi nuk e dinë rëndësinë e rolit të bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk e kuptojnë që vendet janë sovrane vetëm kur ato janë pjesë e arkitekturës ndërkombëtare të paqes, stabilitetit dhe mekanizmave ndërkombëtarë që ndërtohen dhe detyrojnë vendet që të mos shkaktojnë kriza.
“As Kosova e as Serbia ende nuk po ballafaqohen shumë me pasoja dhe po mendojnë se janë faktorë të vetëm dhe që mund t’i bëjnë imponime bashkësisë ndërkombëtare. Nuk po e kuptojnë që bashkësia ndërkombëtare i cakton rregullat e Kosova dhe Serbia, duke i përfillur rregullat mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin, si dhe marrëveshjen për stabilizim”, tha Tahiri.
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, thotë që esenca e thirrjes së vendeve të QUINT-it për Kosovën dhe Serbinë, nënkupton që ato do ta ndihmojnë normalizimin e plotë ndërmjet dy vendeve, por që nuk dëshirojnë ndryshim të kufijve dhe që ky proces duhet të çojë drejt integrimeve euroatlantike. Kjo e fundit, sipas tij, është në Serbi është përjetuar si goditje.
“Është e vërtetë që në ditët e para, nga Prishtina dhe Beogradi kemi pasur pikërisht reagime që nuk është dashur të jenë të tilla, sidomos lidhur me kërkesën e parë të QUINT-it, që të ndërpritet pengimi i procesit me porosi që dëmtojnë atmosferën për dialogun. Reagimet e para kanë qenë nga (shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko) Gjuriq dhe reagime nga (ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica) Daçiq. Por, i kemi parë reagimet e reja të Daçiqit, të cilat flasin për tërheqje. Ai thotë se ka pasur 15 deklarata (të tërheqjes së njohjeve të Kosovës), të cilat nuk ka dashur t’i publikojë. Por, tashmë e gjitha është taktikë. Të dyja palët po përgatiten për zgjedhje. Për shembull, para votuesve të vet, Daçiqi dëshiron të tregojë se sa ka qenë i fuqishëm me aksionin e tij dhe se ka frikësuar QUINT-in. Por, në esencë, ai është tërhequr nga publikimi i atyre deklarimeve”, tha Janjiq.
Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me reagimin e mundshëm të vendeve të QUINT-it ndaj mospërfilljes së thirrjes së tyre, në rast se ajo vazhdon edhe më tej nga Kosova dhe Serbia.
Politologu Tahiri, vlerëson që politika ndërkombëtare nuk është politikë e hakmarrjes, por e parakushteve në të cilat hyn Kosova dhe Serbia.
“Ajo politikë nuk është që i nënshtrohesh sanksioneve menjëherë dhe aty për aty. Ndonëse as kjo nuk përjashtohet. Thjeshtë, Kosova dhe Serbia – si shkruhet në letër – nuk munden të integrohen në Bashkimin Evropian ose të kenë integrime euroatlantike dhe në NATO, nëse nuk sillen si subjekte ose si shtete të përgjegjshme dhe pa e respektuar edhe këtë letër që e kanë dërguar vendet e QUINT-it”, u shpreh Tahiri.
Por, Janjiq, vlerëson që porosia e Kuint-it është e qartë dhe se Prishtina dhe Beogradi, duhet të japin një porosi deri në fund të këtij viti ose më së largu deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Pse po them deri në shkurt? Kjo për shkak të nevojave të administratës amerikane, për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje, nëse një arritje e tillë do të jetë pozitive. Nuk do të thotë që kjo të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por mund të jetë një memorandum, diçka që i paraprinë marrëveshjes. Mendoj që edhe në Prishtinë, kur të kalojë euforia e zgjedhjeve, do të ndryshojë edhe retorika. Problemi i vetëm është se a do të përfundojë procesi para zgjedhjeve në Serbi, fushatat për të cilat nisë në shkurt. Përgjithësisht, rreziku është i madh në rast se nuk dëgjohet QUINT-i dhe propozimi në letrën e presidentit (të Shteteve të Bashkuara Donald) Trump. Në të kundërtën, nëse nuk shënohen përparime, përgjigja e këtij të fundit, do të jetë e ashpër, që mund të nënkuptojë sanksione financiare për udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë”, tha Janjiq.
Sidoqoftë, Tahiri ka theksuar se një dialog ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, është i mundshëm në këtë fazë, sepse të dy ata kanë aftësinë juridike dhe kushtetuese që të bisedojnë për arritjen e parimeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve.
Një takim të mundshëm ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, në Paris, e parasheh edhe Janjiq, por sipas tij, vështirë se kjo mund të ndodhë para muajit tetor.
Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të njohura si vendet e QUINT-it, më 13 gusht, i kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë, të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, që nënkupton heqjen e taksës prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë nga Kosova, si dhe ndërprerjen e fushatës së Serbisë për heqjen e njohjeve të Kosovës. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët