LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Hungaria, bashkëpunim në fushën e sportit

Kosova dhe Hungaria,  bashkëpunim në fushën e sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur një delegacion të Hungarisë, ne përbërje të Balint Tombor dhe Adam Szucs, këshilltarë politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Laszlo Markusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe Tamas Gerelu, atashe për tregti.

Në këtë takim, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez, u bisedua për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, me një theks të veçantë për bashkëpunimin konkret ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë në fushën e sportit, me ç’rast u tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat hungareze të sportit.

navje


Delegacioni hungarez u shpreh i gatshëm që të fillojë bashkëpunimin konkret me Institucionet e sportit të Kosovës dhe të ndihmojë futbollin e Kosovës, duke i përkrahur futbollistët, trajnerët dhe gjyqtarët e Kosovës.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez u bisedua për investime kapitale që po realizon Kosova për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Delegacioni hungarez, nga ana e tij, shprehu interesimin e Qeverisë së Hungarisë për këtë çështje, dhe për këtë arsye, ministri Kujtim Shala, është ftuar që në fillim të tetorit të vizitojë Hungarinë dhe të shqyrtojë mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtutjeshëm në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori