LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Franca për bashkëpunim në pronësinë industriale

Kosova dhe Franca për bashkëpunim në pronësinë industriale

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi, priti në takim Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, i shoqëruar edhe nga drejtori i Institutit Kosovar për Pronësi Industriale, Veli Hoti, njofton MTI, përcjell Telegrafi.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i shtetit Francës me shtetin e Kosovës në fushën e pronësisë industriale (intelektuale), konkretisht në treguesit gjeografikë.

Zv/ministri Thaçi e njoftoi atasheun Giustiniani me të arriturat e Agjencisë së Pronësisë Industriale, që vepron në kuadër të MTI-së, në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe institucionale konform direktivave të BE-së, avancimet në teknologjinë e bazës të të dhënave për markat tregtare, pronësinë intelektuale dhe treguesit gjeografikë.


Ne vazhdim, Thaçi theksoi se procedurat për aplikim, publikim, komunikim, regjistrim dhe të tjera janë tashmë të ndërtuara dhe të zhvilluara nga API, kështu që nuk kërkohet ndonjë ri-rregullim, sepse janë të njëjta apo të ngjashme me regjistrimin e objekteve tjera të pronës industriale: marka tregtare, patenta dhe dizajne industriale.

Më tutje, atasheu francez Giustiniani e siguroi Thaçin se do të ketë mbështetje të pakursyer në drejtime të ndryshme, qoftë teknike, financiare dhe me ekspertë francezë dhe në koordinim në mes MTI-së, Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqatës se Prodhuesve të Djathit te Sharrit, që në muajt në vijim të mbahen takime dhe punëtori të ndryshme me ekspertë nga Franca dhe ekspertë që mbulojnë këto fusha në ministritë relevante.

Thaçi, po ashtu njoftoi atasheun se Kosova ka mundësi të prezantojë edhe tregues tjerë gjeografikë, siç janë verërat e Kosovës të cilat shquhen për kualitet dhe cilësi të lartë në tregun e brendshëm dhe rajonal. Më pas, z. Thaçi e siguroi atasheun se duke filluar nga muaji mars do të intensifikohen takimet në mes ministrive përkatëse të Kosovës dhe ambasadës franceze në Kosovë me ministritë dhe ekspertët e shtetit mik të Francës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori