Kosovës iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë.
Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë, kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.
Szymon Szynkowski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.
Szynkowski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështes Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.
“Ky është një hap i rëndësishëm për “Polish airlines”, por po ashtu edhe për marrëdhëniet Kosovë-Poloni, sa i përket aktiviteteve në regjionin më të gjerë të Ballkanit. Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim që të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon ehe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës”.
“Në vitin 2008, kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, sot ne vazhdojmë që të mbështesim aspiratat tuaja evropiane dhe po ashtu edhe në konsolidimin e Kosovës në nivel regjional”, theksoi Szynkowski.
Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës tha se me lansimin e flurimit të sotëm, thellohet bashkëpunimi me Poloninë.
“Fluturimin e drejtpërdrejt që po inaugurojmë sot është i një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë, qofshin ata profesorë, studentë, doktorë apo njerëz të biznesit. Edhe në aspektin tonë politik na jep mundësinë që të punojmë në mënyrë intensive për të fuqizuar raportet tona bilaterale ndërmjet dy shteteve, e që besoj që do ta bëj edhe më dinamike prej tani e tutje”.
“Po jetojmë në kohëra të vështira e që e thellojnë hendekun ndërmjet vendeve që kanë pozicione kontradiktore… Polonia ka një mik dhe një aleat në Kosovë dhe mezi pres që të punojmë së bashku që të thellojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, theksoi ai.
Ndërsa, Krzysztof Moczulski nga kompania “Polish airlines”, theksoi se linja Varshavë-Prishtinë-Varshavë ofron një rrjet të gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Moczulski pret që shumë polakë do ta zgjedhin Prishtinën si destinacion për pushime.
“Fluturimi është jo vetëm për njerëzit të cilët udhëtojnë ndërmjet Varshavës dhe Prishtinës dhe anasjelltas, por po ashtu ne ofrojmë për popullin e Kosovës rrjetin e gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës perëndimore veriore dhe lindore, dhe po ashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadën”.
“Fluturimi sotëm, me të vërtet ka qenë me të vërtet i ngarkuar dhe është një shenj e mirë për të ardhmen tonë. Ne presim t’ju urojmë mirë se ardhje me aeroplanët tanë që të vizitoni Varshavën, Poloninë. Por, po ashtu jam i sigurt që shumë polakë do të zgjedhin Prishtinën si destinacion të pushimeve në këtë vit, dhe në vitet në vijim”, theksoi Moczulski.
Linja ajrore e kompanisë “Polish airlines”, cila është hapur sot, Varshavë-Prishtinë-Varshavë, do të ketë katër fluturime në javë, të hënave, të mërkurave, të enjtave, dhe të shtunave./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn