Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë 'finalen' sot (e martë) ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri.

Të ndihmuar edhe nga publiku vendas, djelmoshat tonë janë favorit në këtë përballje të madhe.


Kosova vazhdon tutje në gjysmëfinale të Divizionit D të Ligës së Kombeve jo vetëm me fitore, por edhe me një barazim të mundshëm.

Kosova Ishujt Faroe foto Ridvan Slivova 16 1

Që kjo të arrihet trajneri Bernard Challandes ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe beson te rezultati pozitiv.

Faqja në Twitter, Kosovan Football, e cila është një nga më aktivet dhe seriozet rreth lajmeve të përfaqësueses së Kosovës ka publikuar formacionin e mundshëm ndaj Azerbajxhanit.

46458695 638945903168757 517031672080760832 n

Për dallim nga ndeshja e fundit në portë nuk është Samir Ujkani, e as në mbrojtje Fidan Aliti, kurse në sulm Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm: Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, M. Kryeziu, Kololli; Shala, Kryeziu; Berisha; Rashica, Avdijaj; Nuhiu.

Vlen të theksohet se dyshimet e mëdha janë te portieri dhe mundësitë që të vazhdojë të mbrojë nga minuta e parë Ujkani janë të mëdha, kapiteni është një nga lojtarët me përvojën më të madhe dhe kjo sot na duhet.

Challandes njihet për zbulimin e formacionin te lojtarët pak orë para ndeshjes, kështu që deri atëherë, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të aludojmë. Në fund fitojnë guximtarët dhe ata që besojnë te triumfi deri në sekondën e fundit. /Telegrafi/

DsY9SFcWsAA UkO

telegrafi sport app