LAJMI I FUNDIT:

Kosnett lavdëron monitorimin e GLPS në rastin “Pronto”: Roli i shoqërisë civile, për t’u admiruar

Kosnett lavdëron monitorimin e GLPS në rastin “Pronto”: Roli i shoqërisë civile, për t’u admiruar
Foto: Arkiv

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka lavdëruar punën e Grupit për Studime Juridike e Politike në Kosovë, për monitorimin që po i bën sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kosnett ka shkruar në Twitter se ky është një shembull i përsosur për rolin që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët dhe institucionet përgjegjëse të jenë të më të përgjegjshme.

Ambasadori i SHBA-së ka marrë shembull raportimin e GLPS-së për mënyrën se si është trajtuar rasti “Pronto”, i cili u cilësua si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.


“Më vjen mirë të shoh GLPS Kosova që po monitoron sistemin juridik. Shembull i përsosur i rolit që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët e zgjedhur dhe institucionet të jenë më të përgjegjshëm”, shkruan Kosnett.

Ngritja e aktakuzës prillin e vitit 2018, pasoi një periudhë të gjatë hetimesh që fillesat i patën gushtin e 2016-tës ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike, Adem Grabovci. Hetimet nisën pas publikimit të përgjimeve nga bisedat ku shfaqej ndikimi i ushtruar nga Grabovci e zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

Sipas Rreze Hoxhës, nga GLPS, mënyra e trajtimit të rastit “Pronto” paraqet dështimin më të madh të siostemit të drejtësisë në vitin e kaluar.

“Mënyra e trajtimit të rastit “Pronto”, paraqet dështimin më të madh te sistemit të drejtësisë në vitin e kaluar, e me theks të veçantë atë prokurorial, i cili ka dështuar në ndjekjen e krimit dhe përfaqësimin e interesit publik me anë të së cilës nuk janë ndëshkuar dukuri si nepotizmi, korrupsioni, punësimet partiake”, shprehet Rreze Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Drejtësi
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Drejtësi
Osmani dhe Begaj bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Osmani dhe Begaj bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Lajme
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
Kalo në kategori