Korporata Energjetike e Kosovës për gjashtë muaj tejkalon të gjitha parashikimet

Falë angazhimit maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve, të gjitha njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë arritur performancë të jashtëzakonshme në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Nijazi Thaçi ka thënë se bazuar në performancën e arritur pritet që edhe në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të tejkalohen ose dyfishohen rezultatet.
“Këtu jemi në divizionin e minierave dhe krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në këtë gjashtëmujor kemi rritje të prodhimit të djerrinës në mbi 20%. Në qoftë se në vitin e kaluar janë prodhuar 3.6 milionë metër kub djerrinë në vit, këtë vit ka kaluar mbi 4 milionë. Po ashtu realizimi i qymyrit që është lënda e parë për prodhimin e energjisë elektrike, ka kaluar mbi 100% nga planifikimi ose 20% nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar. Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë të blloqeve të termocentralit Kosova A dhe Kosova B. Termocentrali Kosova A edhe pse është me pajisje të stërvjetra mbi 60 vite, disponueshmëria e tyre edhe pse ka qenë e planifikuar 50% të punës, aty kanë kaluar mbi 70% secila. Pra, termocentrali Kosova A ka kaluar planin mbi 12%, ndërsa termocentrali Kosova B ka kaluar planin e prodhimit mbi 5%. Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë në të gjithë sektorët e tjerë, duke përfshirë realizimin e projekteve kapitale ku në këtë gjashtëmujor kemi tejkaluar mbi 100% nënshkrimin e kontratave për projekte kapitale, çka do të thotë se e kemi rritur kapitalin e kompanisë mbi 10%. Në bazë të këtyre rezultateve që i shpreha, fitimi ose profiti i kompanisë për këtë gjashtëmujor ka arritur në 8 milionë euro. Ne presim që në gjashtëmujorin e ardhshëm t’i tejkalojmë ose t’i dyfishojmë këto rezultate, për arsye që sic i kemi thënë edhe më herët, këtë vit kemi filluar remontin e blloqeve në periudhën verore. Kemi filluar në mars ku e kemi në remont bllokun B2 të Kosovës B dhe bllokun A3 të Kosovës A, të cilat tashti janë në përfundim e sipër remontet dhe në shtator do t’i kemi të gatshëm, pra nga data 1 shtator në Korporatën Energjetike të Kosovës, do t’i kemi në dispozicion të gjitha blloqet në prodhim të energjisë elektrike”, tha Thaçi.
Treguesi me i mirë i gjithë kësaj perofmance të Korporatës është realizimi i fitimit neto, e ku vetëm deri me 31 qershor është rritur në vlerë prej hiq me pak se 7.96 milionë euro.
Kapitali i kompanisë është rritur si rrjedhojë e performancës pozitive në gjashtëmujori e parë të vitit 2019.
Përkundër vështirësive të shumta që kemi pasur, divizioni i Mihjeve ka treguar një përformancë të shkëlqyeshme duke na siguruar stabilitet në prodhimit të energjisë elektrike.
Performanca e përgjithshme në gjashtëmujorin e parë 2019.
Prodhimi i qymyrit nëpër gjashtë-mujoret e I-rë 2016-2019 Burimi i të dhënave – Divizioni i Mihjeve.
Rezultate të mira natyrisht kemi pasur edhe në prodhim të energjisë elektrike dhe atë në dy Termocentralet. Përveç që kemi tejkaluar planin e prodhimit dhe kemi operuar sipas bilancit energjetik, kemi zvogëluar në minimum rëniet e paplanifikuara të blloqeve dhe me kohë kemi përfunduar të gjitha remontet e planifikuara.
Nëse i shikoni tabelat e raportit, shihet qartë se të gjitha Blloqet e Termocentraleve, sikurse të “Kosova A” ashtu edhe të “Kosova B” kemi arritur dhe caqet e planifikuara.
Të gjitha këto statistika i ka bërë publike drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë publikimit të raportit për gjashtëmujorin e parë 2019.
Me gjithë specifikat e punës, në Korporatën Energjetike të Kosovës mosha mesatare e punëtorëve është 58 vjet dhe për të mbajtur ritmin e punës dhe arritjen e sukseseve kjo ndërmarrje ka filluar të freskohet me kuadro duke punësuar të rinj në profile të ndryshme.
“Në këtë vit kemi punësuar 108 punëtor të profileve teknike, të cilat tek ne janë mëse të nevojshme. Korporata Energjetike e Kosovës për dallim nga ndërmarrjet e tjera publike, siç dihet i ka specifikat e veta të punës për arsye të natyrës komplekse. Pikërisht për këtë çështje, çdo kuadër i ri që punësohet në KEK, së pari është i obliguar t’i nënshtrohet trajnimeve teknike, trajnimeve të sigurisë në punë dhe trajnimeve tjera për shkak se kemi një qendër trajnimi jashtëzakonisht profesionale me ekspert ndërkombëtar, të cilët përpos punëtorëve të KEK-ut, kryejnë trajnime për të gjithë ata të rinj që janë të interesuar t’i përshtaten tregut të punës në të ardhmen”, ka thënë drejtori menaxhues, Njazi Thaçi.
Gjithashtu, zhvillimet pozitive në këtë ndërmarrje i ka bërë më të rëndësishme dhe të fuqishme edhe raporti i auditorit të jashtëm.
“Në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ne jemi të obliguar ta bëjmë një auditim të jashtëm nga kompani e certifikuar. KEK-u e ka përmbushur këtë kriter dhe çka është më e rëndësishme të ceket është se raporti i auditimit është aprovuar pa asnjë vërejtje. Pra KEK-u i ka përmbush të gjitha objektivat ligjore, teknike që janë të parapara me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar më tutje, drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi duke shtuar se bazuar në raportin e performancës së aprovuar nga Bordi i KEK-ut shihet qartë se ndërmarrja ka një performancë jashtëzakonisht të mirë në të gjithë sektorët.
Artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?