Kori Siparantum, një nga formacionet më të njohura dhe të suksesshme në Kosovë, do të përfaqësojë vendin tonë në Kupën Botërore të Koreve The World Choral Cup, që do të mbahet në Barcelonë nga data 23 deri më 28 Tetor 2024.
Ky event prestigjioz mbledh koralet më të mira nga e gjithë bota dhe përfaqëson një platformë unike për të prezantuar muzikën dhe traditat tona kulturore në skenën ndërkombëtare.
Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, Kori Siparantum ka realizuar suksese të shumta në skenën ndërkombëtare, duke fituar disa çmime të rëndësishme dhe duke promovuar artin koral kosovar në gara të ndryshme botërore. Pjesëmarrja në këtë garë të nivelit të lartë është një tjetër mundësi e jashtëzakonshme për korin tonë që të dëshmojë përkushtimin artistik dhe profesionalizmin e tij.
Kori Siparantum do të konkurrojë në kategorinë “Adult Choir”, duke interpretuar vepra nga periudha të ndryshme stilistike të kompozitorëve si Jashari, Van der Roost, Runestad, Vovk dhe të tjerë. Kori Siparantum është fitues i 14 çmimeve ndërkombëtare dhe aktualisht renditet ndër 25 koret më të mira në botë në kategorinë “Chamber Choirs & Vocal Ensembles”, sipas World Ranking List të Interkultur.
Përveç konkurrimit, korit i është dhënë mundësia të shfaqë një koncert shtesë në kuadër të “Midnight Sounds”, ku dirigjenti ka përzgjedhur vepra nga kompozitorë shqiptarë. Ky koncert do të mbahet në Santa Maria i Sant Nicolau.
Dirigjenti Memli Kelmendi shprehet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje: “Kupa Botërore e Korit është një nga platformat më të rëndësishme në botë për muzikën korale, dhe ne jemi të nderuar që kemi mundësinë të përfaqësojmë Kosovën në këtë event. Kemi punuar me një përkushtim të madh për të sjellë një performancë të nivelit më të lartë dhe shpresojmë që edhe kësaj radhe do të jemi të suksesshëm”.
Pjesëmarrja në Kupën Botërore të Korit në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, është një tjetër hap drejt kontributit të tij në promovimin e kulturës dhe identitetit muzikor të Kosovës në botë.
Për më shumë informacione rreth ngjarjes dhe përditësimeve nga Barcelona, ju lutem ndiqni faqet zyrtare të Kori Siparantum, www.siparantumchoir.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti merr vëmendjen me ndryshimin e ri drastik, shfaqet në spektakël i tëri rozë

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve ‘online’ për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania