LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore provokon tensione, teston “dy raketa balistike” në Detin e Japonisë

Koreja Veriore provokon tensione, teston “dy raketa balistike” në Detin e Japonisë

Koreja Veriore ka nisur dy “raketa” të paidentifikuara në det, ka thënë ushtria jugkoreane.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, objektet “duket se kanë qenë raketa balistike”.

Në rast se ky njoftim konfirmohet, kjo do të shënonte herën e 12-të të testimeve të kryera këtë vit nga Koreja Veriore.


Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka testuar një lloj të ri të raketës, që besohet se është nisur nga një nëndetëse.

Raketa, në teori, është thënë se ka kapacitet për të bartur armë bërthamore.

Raketat e lëshuara të enjten janë nisur nga Deti Lindor, i njohur ndryshe edhe si Deti i Japonisë, përcjell rel.

Ushtria jugkoreane ka thënë se do të vazhdojë të vëzhgojë lansime tjera të verikoreanëve.

Koreja Veriore besohet se posedon raketa me kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

Ky vend po ashtu pretendon se ka bombë bërthamore që mund t’i bashkëngjitet raketës.

Ky lajm vjen në kohën kur janë pezulluar bisedimet për çështje bërthamore në mes të Phenjanit dhe Uashingtonit.

Herën e fundit kur presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar liderin verikorean, Kim Jong-un ka qenë në qershor të këtij viti, në kufirin mes dy Koreve.

Ndërkohë bisedimet në mes të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Koresë Veriore në Suedi kanë dështuar të arrijnë ndonjë përparim në këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori