Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut.
Vazhdimi i provave të lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut tregon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, megjithë stërvitjet SHBA-Koreja e Jugut, të cilat janë më të mëdhatë e këtij lloji të viteve të fundit.
Por, shumë ekspertë thonë se provat janë gjithashtu pjesë e objektivit më të madh të Koresë së Veriut për të zgjeruar arsenalin e saj të armëve, për të fituar njohjen ndërkombëtare të statusit të një vendi me arsenal bërthamor si dhe për të arritur heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.
Raketa e nisur nga zona Tongchangri në veriperëndim të vendit fluturoi përgjatë gjithë territorit koreanoverior përpara se të binte në ujërat pranë bregut të saj lindor, thanë ekspertët koreanojugorë dhe ata japonezë.
Ata thanë se raketa përshkoi një distancë prej 800 kilometrash, një distancë që sugjeron se kjo lloj arme ka kapacitetin për të goditur Korenë e Jugut.
Të dërguarit e lartë për çështjet bërthamore të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara biseduan nëpërmjet telefonit dhe e dënuan me forcë lëshimin e raketës, si një provokim që rrezikon paqen në Gadishullin Korean dhe rajonin.
Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin mes tyre, për t’i dhënë një përgjigje të vendosur ndërkombëtare veprimit të Koresë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.
Komanda amerikane e rajonit Indo-Paqësor tha se lëshimi i raketës më të fundit nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për territorin e Shteteve të Bashkuara apo aleatët.
Por, ajo shtoi se kjo nxjerr në pah ndikimin destabilizues të programeve të paligjshme të armëve të Koresë së Veriut dhe se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut dhe Japoninë vazhdon të jetë “i çeliktë”.
Sipas raportimeve në mediat e Koresë së Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut planifikojnë që të përfshijnë edhe një aeroplanmbajtëse amerikane gjatë këtyre stërvitjeve që përfundojnë këtë muaj.
Kjo sugjeron se tensionet në Gadishullin Korean mund të vazhdojnë edhe për disa javë, ndërsa Koreja e Veriut pritet të vazhdojë t’u përgjigjet këtyre stërvitjeve me prova të mëtejshme armatimesh. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa