LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut lëshon raketa, thotë ushtria e Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa, thotë ushtria e Jugut

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër drejt detit në brigjet e saj lindore herët të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, testimet ndodhën pasi ambasadori i Koresë së Veriut tha në OKB se askush nuk mund të mohojë të drejtën e Phenianit për vetëmbrojtje dhe për të testuar armët.

Në fillim të këtij muaji Pheniani ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.


Por disa ditë më parë edhe Koreja e Veriut kishte shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në bisedime me Jugun.

Ushtria amerikane tha në një deklaratë të martën se ishte në dijeni të lëshimit të raketës, por që nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan ose aleatët e tij.

Sidoqoftë, Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së tha se nisja “nxori në pah ndikimin destabilizues të programit të armëve të paligjshme [të Koresë së Veriut]”.

Të martën, media japoneze citoi ministrinë e mbrojtjes të thoshte se predha mund të ketë qenë një raketë balistike, e cila është e ndaluar sipas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka urdhëruar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Seulit të analizojë çdo qëllim pas lëshimit të raketës së fundit nga Pheniani dhe deklaratat e fundit nga motra e fuqishme e Kim Jong-un, Kim Yo-jong.

Kim kishte thënë ditë më parë se ata ishin të hapur ndaj propozimit të Moon për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane, por shtoi se Jugu duhej të ndalonte së pari “politikat armiqësore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori