LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut synon t’i bashkohet garës së inteligjencës artificiale teksa startup-i Rebellions lëshon çipin e ri

Koreja e Jugut synon t’i bashkohet garës së inteligjencës artificiale teksa startup-i Rebellions lëshon çipin e ri

Rebellions Inc, një start-up jug-korean gjatë ditës së sotme pritet ta lansoj një çip të inteligjencës artificiale, kështu duke iu futur garës për marrjen e kontratave qeveritare teksa Seuli zyrtar kërkon një vend për kompanitë lokale në industrinë shpërthyese të inteligjencës artificiale.

Çipi ATOM i kompanisë është përpjekja më e fundit koreane për të sfiduar liderin global Nvidia Corp në harduerin që fuqizon teknologjinë potencialisht revolucionare të inteligjencës artificiale.

Inteligjenca artificiale është tema kryesore e botës së teknologjisë, pasi ChatGPT – një chatbot nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft që gjeneron artikuj, ese, shaka dhe madje edhe poezi – është bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori vetëm dy muaj pas lansimit, sipas UBS, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Nvidia, një projektues i çipave amerikanë, ka një pjesë komanduese të çipave të nivelit të lartë të AI, duke përbërë rreth 86 për qind të fuqisë kompjuterike të gjashtë shërbimeve më të mëdha cloud në botë që nga dhjetori, sipas analistit të çipave të Jefferies, Mark Lipacis.

Qeveria e Koresë së Jugut dëshiron të nxisë një industri vendase, duke investuar më shumë se 800 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për kërkime dhe zhvillim në një përpjekje për të rritur pjesën e tregut të çipave Koreane të inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave vendase nga zero në 80 për qind deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Kalo në kategori