LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut ka porositur pilulat e para të Pfizer për COVID-19

Koreja e Jugut ka porositur pilulat e para të Pfizer për COVID-19

Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc, njoftoi të shtunën Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

Pfizer të premten tha se rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të coronavirusit.

Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se cili trajtim, raporton reuters.


Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19.

Pfizer është në bisedime me 90 vende mbi kontratat e furnizimit për Paxlovid, tha shefi ekzekutiv Albert Bourla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori