LAJMI I FUNDIT:

“Kopjo modelin e Liverpoolit”, Cantona këshillon Manchester Unitedin

“Kopjo modelin e Liverpoolit”, Cantona këshillon Manchester Unitedin

Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona ka vënë në pikëpyetje nëse klubi ende mund të tërheqë lojtarët më të mirë, teksa ka këshilluar ata ta ndjekin modelin e rivalit të urryer, Liverpoolit.

Cantona ka paralajmëruar United se lojtarët më të mirë të botës nuk do të kalojnë në Old Trafford sepse nuk mund të garantojnë trofe.

“Gjatë kohës së Alex Ferguson, nëse do të donit një lojtar, më të mirin në botë, ai do të vinte në Manchester United sepse ata po fitonin në Angli dhe Evropë”, ka thënë fillimisht Cantona, i cili pranoi se nuk ishte në dijeni të Ëeghorst apo lëvizjes së tij te United.


“Manchester United ishte klubi më i madh në botë dhe ata kishin para për të blerë çdo lloj lojtari”.

“Tani është ndryshe, sepse lojtarët më të mirë duan të luajnë në një ekip për të fituar trofe dhe Unitedi nuk është në gjendje të zgjedhë më të mirët sepse më të mirët nuk do të vijnë në United”.

“Pra, duhet të jesh i zgjuar. Të zgjuar si Liverpooli. Ata morën Mane dhe Salah, jo lojtarët më të mirë në botë, por me një ekip të madh dhe një atmosferë të shkëlqyer, së bashku fituan gjëra”.

“Dhe më pas Mane dhe Salah u bënë lojtarët më të mirë në botë. Ky është një shembull i shkëlqyer për Unitedin”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori