LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e Kamenicës, flasin për programin nacional për rininë

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e Kamenicës, flasin për programin nacional për rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, sot u prit në takim me kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin biseduan rreth bashkërendimit të agjendës për programin nacional për rininë.

Sipas njoftimit për media, Hoti ka thënë se investimi te nxënësit është investimi më i madh që mund të bëjë Kosova.

“Investimi te nxënësit tanë është investimi më i madh që mund të bëjë shteti ynë. Aktivitetet jashtëkurrikulare janë e drejtë e secilit nxënës. Masoviteti i garave të kreativitetit dhe diturisë e ka karakterizuar shpirtin garues. 44,723 nxënës janë shpallur fitues për këto dy gara e në mesin e tyre rreth 1000 fitues kanë qenë vetëm nga komuna e Kamenicës. Unë jam shumë i kënaqur me organizimin që keni bërë sepse keni treguar se me të vërtetë jeni duke punuar për të mirën e nxënësve. Pres mbështetjen tuaj edhe për Garën Nacionale në Sport që do të fillojë nga ky muaj dhe nuk dyshoj se edhe në këtë garë nxënësit tuaj do të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, tha Koordinatori Hoti.


Në njoftim thuhet se kryetari Kastrati falënderoi Koordinatorin për mundësinë unike që u’a ka ofruar secilit nxënës.

“Ju përgëzoj për guximin që keni pasur për të realizuar një projekt kaq madhor. Për mua është shumë e rëndësishme që nxënësit të socializohen ndërmjet vete, e sidomos nëse e bëjnë këtë përmes garës. Unë do të vazhdoj ta mbështes programin tuaj me mundësitë tona buxhetore sepse kemi nevojë ta promovojmë frymën garuese, e prej anës sime vullneti është shumë i lartë”, tha Kastrati.

Ndër të tjera sipas njoftimit të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës nga klasa I-rë deri në të XII-tën do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe një herë në garat që Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport ua ka mundësuar që te jenë pjesë e tyre.

Pos garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe Garës Nacionale të Diturisë, nxënësit nga ky vit do të kenë hapësirën që t’i shprehin talentet e tyre në katër sportet që janë paraparë përmes Programit Nacional për Rininë. Sportet në të cilat nxënësit do të marrinë pjesë janë: futsalli, volejbolli, atletika dhe shahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori