Site icon Telegrafi

Kontratë e re për Canin

Gjiganti anglez, Liverpool, është i interesuar të vazhdojë kontratën e mesfushorin gjerman, Emre Can.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit gjerman me skuadrën angleze skadon në vitin 2018, por Jurgen Klopp dëshiron të ‘blindoj’ futbollistin me një kontratë afatgjate.

Sipas trajnerit gjerman, Can është treguar vendimtar në mesfushën e skuadrës nga Anfield Road, për atë Klopp është duke dashur të ndërtoj skuadrën rreth tij duke qenë një figurë e rëndësishme në sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari gjerman ka bërë 89 paraqitje për Reds, që kur kaloi nga Bayer Leverkuzen në vitin 2014, për 10 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version