LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë ilaçesh në Sarandë me vlerë 70 mijë euro, arrestohet çifti i farmacistëve

Kontrabandë ilaçesh në Sarandë me vlerë 70 mijë euro, arrestohet çifti i farmacistëve

Policia ka njoftuar sot arrestimin e një çift bashkëshortësh nga Saranda pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme me vlerë 70 mijë euro.

Në prangat e policisë kanë rënë K.A. 64 vjeç dhe A.A., 62 vjeçe.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Kryekomisar Gentian Berberi dha një deklaratë për median për operacionin policor të koduar “Storage”.


“Operacioni nisi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë”, tha Berberi.

“Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre”, shtoi Kryekomisari.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori