Rexhep Kryeziu, ekspert i verëtarisë, Zvicër
Dr. Avni Kryeziu, Internist-reumatolog, QKUK, Prishtinë
Vera të bën të fortë. Pse njerëzit jetojnë më gjatë në rajonet e verës se kudo tjetër?
Vreshtarët gërmojnë tokën e vreshtit mes hardhive dhe kjo e liron tokën, e bën ushqimin mineral dhe organik më të tretshëm për hardhinë dhe rrushin. Mbetjet e rrushit nga shtrydhja për të marrë lëng të fermentuar për verë (lëvorja, farishta, kërcelli), shpërndahen në tokën e vreshtit për plehërimin dhe plleshmërinë e tokës, për t’u siguruar hardhive ushqim organik, për cilësi më të mirë të rrushit.
Në fakt, verëtari mund të bën grapa apo raki prej tyre, por përfitimi më i madh është të përdoret si plehërim natyral/organik për vreshtin. Vreshtit duhet t’i kthehet një pjesë e energjisë që verëtari e merr gjatë prodhimit të verës. Paraqitjen e ca njollave ngjyrë kafe në gjethe, si një shenjë e një sëmundjeje, prodhuesi i verës e toleron me vetëdije sepse është e mirë për shëndetin.
Bima duhet të mësojë të mbrohet si fëmijët. Në shumë raste, hardhisë si bimë, nuk duhet t’i ndihmohet. Fitoaleksinat si materje te sistemit imun, e mbrojnë hardhinë nga çdo efekt negativ, siç është bie fjala Resveratroli.
Shenjat në gjethën e hardhisë, akumulimi i resveratrolit
Vera të bën të fortë. Ky është sekreti i saj shëndetësor. Vera përmirëson disponimin dhe ofron një këndvështrim të ri mbi fatkeqësitë e kësaj bote. Vera i vendos gjërat në një dritë të re, më të butë, ofron argëtim dhe jo vetëm për një kohë të shkurtër. Vera gjithashtu stabilizon psikikën dhe madje edhe fuqitë mendore në terma afatgjatë. Në të vërtetë, vera është ushqim për qelizat gri, ajo mund të rrisë vëllimin e trurit dhe në këtë mënyrë, të mbrojë kundër Alzheimerit.
Vera ka një sërë efektesh, edhe aty ku nuk ka ende medikamente dhe shpesh ndihmon edhe më shumë se një medikament. Ajo nuk synon një efekt specifik, por ka efekt sistemik, në të gjithë organizmin, në një mënyrë shumë gjithëpërfshirëse, aktivizon forcat e tij parandaluese dhe mbrojtëse.
Vera zë një pozicion të veçantë në mesin e pijeve alkoolike, ajo ka një efekt të ndryshëm nga birra apo uiski, vodka, grapa apo rakia. Natyrisht, ajo përmban edhe alkool dhe sigurisht që mund të ketë edhe efekte negative, prandaj çështja e dozës është kaq e rëndësishme.
Pra, vera përmban edhe shumë substanca të tjera joalkoolike, duke përfshirë ato që lidhen me njollat kafe në gjethet e hardhisë, të cilat mund të përdoren për të rritur imunitetin e organizmit kundër noksave të jashtme, me sukses të jashtëzakonshëm. Ndihmon kundër shumë prej patogjenëve klasikë që shkaktojnë infeksione që tani po tmerrojnë përsëri botën. Vera lufton viruset, madje edhe bakteret. Efektin e saj pozitiv kundër patogjenëve të frikshëm dhe shkaktuesve të sëmundjeve të tjera, e ka konfirmuar edhe një studim i qeverisë amerikane nga Ministria e Bujqësisë, e cila pikërisht vlerëson potencialin mbrojtës të ekzaminuar në verë.
Vera në fakt ka efekt pozitiv edhe në disa viroza sezonale që shkaktojnë ftohjet flamoze, të ashtuquajtur rinoviruse. Poashtu ajo ka efekt edhe kundër rotavirusëve, që shkaktojnë sëmundje gastrointestinale dhe hepatitin, lufton citomegaloviruset si dhe noroviruset, të cilët mund të çojnë në një sërë sëmundjesh, duke përfshirë bronkitet dhe gastroenteritet.
Efekti mbrojtës i verës konfirmohet edhe nga hulumtimet që mjekët kishin bërë për një kohë të gjatë, si bie fjala gjatë epidemive të mëdha të kolerës, ku konsumuesit e verës shpesh ishin të mbrojtur sepse pija e tyre e preferuar, në fakt kishte efekt antibakterial, madje edhe kundër patogjenit Vibrio cholerae. Poashtu është konfirmuar efekti mbrojtës edhe kundër Heliobacter pylori, i cili dyshohet se shkakton gastrit kronik e deri te kanceri i lukthit. Efekti pozitiv i verës është vërtetuar edhe kundër Campylobacterit, E. coli, Listerias dhe gjithashtu Salmonellas, sëmundje që tingëllojnë të padëmshme, por godasin qindra miliona njerëz çdo vit dhe shkaktojnë qindra mijëra vdekje. Vera jo vetëm që ka efekt mbrojtës nga këto sëmundje të lartpërmendura, por edhe nga sëmundjet e shkaktuara prej kërpudhave e tharmeve si Candida albicans. Vera ndikon pozitivisht kundër toksinave të prodhuara nga mikroorganizmat si okratoksina A ose toksina Shiga, madje edhe parazitëve si Trichomonas vaginalis.
Vera ka një efekt të dobishëm edhe në funksionin e zemrës dhe në qarkullimin e gjakut. Në fakt, studjuesi i qarkullimit të gjakut, Dr. Roger Corder, Instituti William Hervey – Londer thotë: “Jetëgjatësia është më e madhe në rajonet ku prodhohet vera që përmban ekstrakte bimore (OPC- ProCyanidiniOligomerik), se sa në rajonet e tjera ku nuk konsumohet verë“
Pra, më e mirë është vera se rakia, uiski, vodka apo se çdo pije e fortë alkoolike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame