LAJMI I FUNDIT:

Konspiracion apo rastësi: Si ndodhi që i njëjti burrë të filmojë masakrën e Nice dhe atë të Munihut? (Video)

Konspiracion apo rastësi: Si ndodhi që i njëjti burrë të filmojë masakrën e Nice dhe atë të Munihut? (Video)

Një ngjarje interesante po qarkullon në internet, ku thuhet se një burrë ka rastisur të jetë dëshmitarë i dy masakrave që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve në dy vende të ndryshme të Evropës.

Fjala është për Richard Gutjahr, i cili punon dhe vepron në Gjermani si fotoreporter, dhe që kishte qenë dëshmitarë në natën kur terroristi me kamion vrau 84 persona në Nice, si dhe maskara tjetër që u krye në Munih të Gjermanisë, ku një terrorist vrau 9 persona në mesin e tyre edhe tre shqiptarë, transmeton Telegrafi.

Gutjahr kishte filmuar videon më të shikuar në Nice, kur kamioni shkel qindra persona, derisa prapa tij lëviz edhe një motoçiklist i cili tenton të parandalojë këtë sulm. Atë video ai e kishte realizuar nga tarraca e hotelit ku ishte duke qëndruar.


Fotoreporteri gjerman kishte rastisur të jetë edhe në afërsi të vendit, ku 18-vjeçari vrau 9 persona në Gjermani. Gjatë momentit tmerrues, Gutjahr kishte publikuar videon e tij në Twitter, ku shiheshin forcat speciale në aksion. Videoja ku sulmuesi në Gjermani shihet duke shtënë me armë pranë McDonalds, gjithashtu është “vepër” e fotoreporteri Gutjahr.

Dhe tani në internet janë duke u zhvilluar teori të ndryshme konspirative, ku thuhet se Richard e kishte ditur më parë se do të ndodhin sulmet në Nice dhe Munih, duke marrë parasysh se videot e realizuara janë bërë nga një profesionist.

Richard nuk ka reaguar ndaj akuzave, por i ka shlyer gjitha video e publikuara në Twitter pa dhënë ndonjë sqarim. Ndërkaq, shumë njerëz që pëlqejnë teoritë konspirative kanë hulumtuar rreth jetës së tij private, dhe kanë zbuluar se ai është i martuar me izraeliten Einat Vilf, e cila dikur ishte agjente sekrete si dhe këshilltare për siguri e kryeministrit izraelit Shimon Perez.

Sipas disa teorive konspirative që po qarkullojnë në internet, Gutjahr ishte informuar më herët lidhur me sulmet, falë profesionit të gruas së tij e cila ishte informuar nga Mosadi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori