Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vitisë ka shpallur konkursë për nënpunës teknik dhe mbështetëse.
Në cerdhën “Gëzimi Ynë” në fshatin Qifllak kërkohet një nënpunës teknik/e dhe mbështetëse. Gjithashtu, cerdhja “Gëzimi Ynë” në fshatin Dobresh, kërkohen dy nënpunës teknik/e dhe mbështetës (mirëmbajtjës-shtëpiak), dhe dy nëpunës teknik/e dhe mbështetës(kuzhinier).
Ndërsa, në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës”, kërkohet një nënpunës teknik/e dhe mbështetës.
Për të aplikuar në këto pozita, kërkohet shkollimi i mesëm, ndërsa nuk kërkohet përvojë paraprake e punës.
Ndryshe, njoftimin e komunës bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është e pacaktuar, derisa theksohet se komunitetet joshumicë dhe pjestarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional. /Telegrafi/