LAJMI I FUNDIT:

Konjufca telefonon homologun italian, flasin për luftimin e pandemisë COVID-19  

Konjufca telefonon homologun italian, flasin për luftimin e pandemisë COVID-19  

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës ka zhvilluar një bisede telefonike me homologun e tij italian, Luigi Di Maio.

Konjufca bëri të ditur se ka ngushëlluar Di Maion për viktimat e pandemisë COVID-19, dhe ka uruar që të infektuarit e tjerë të shërohen sa më shpejt.

“Gjatë ditës se djeshme zhvillova një bisedë telefonike me homologun tim italian, Shkëlqesinë e Tij z. Luigi Di Maio. Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-19 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi”, shkruan Konjufca në Facebook.


Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka diskutuar me ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, për masat e marra nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Konjufca shtoi se janë pajtuar me Di Maion që të vazhdojnë kontaktin për të shkëmbyer përvojat në luftimin e pandemisë.

“Gjithashtu, z. Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi. Në fund, u pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë”, shkruan Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori