LAJMI I FUNDIT:

Konjufca- PDK-së: Mos flini të qetë!

Konjufca- PDK-së: Mos flini të qetë!

Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Glauk Konjufca ka folur për përgjimet e Adem Grabovcit.

Ai ka thënë se qytetarët kanë qenë dëshmitarë të këtyre përgjimeve tronditëse.

Konjufca ka theksuar se shefi i shefave, Adem Grabovci është dora e zgjatur e Thaçit dhe Veselit.


“Nëse je piun dhe shërbëtor i Adem Grabovcit pa gajle se ki me gjet punë , nuk ka lidhje nëse nuk ki kunkuru, nuk ka rëndësi edhe nëse je në listë i 15-ti. Nuk është nevoja as me dit ku ke me punua, po pse me dit se e din shefi i shefave ku të shtinë sepse aty ka nevojë partia”, ka thënë Konjufca, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se Adem Grabovci të bënë edhe prokuror me dashtë, ai e ndreq edhe drejtësinë me një fjalë e “kënaq krejt”.

Konjufca në fund ju është drejtuar me fjalën: “Mos flini të qetë”./Telegrafi/