Glauk Konjufca e ka paditur për shpifje deputetin Milaim Zekam lidhur me deklaratat e e bërë në një emision televiziv, se Konjufca ka qenë i përfshirë në një skandal seksual në zyrat e Vetëvendosjes.
Ai ka kërkuar 50 mijë euro dëmshpërblim, pasi konsideron se kjo deklaratë e ka dëmtuar reputacionin e tij publik. Për më tepër në padi thuhet se Zeka ka qenë në dijeni se kjo deklarata është e pavërtetë por e ka bërë atë me qëllim.
Sipas padisë që ka siguruar Insajderi, Zeka në emisionin “Dossier D” të RTV Dukagjinit ka thënë se Konjucfa ka qenë i përfshirë në skandalin seksual në zyret e Vetëvendosjes dhe se për këtë ka video incizime.
“Mue nuk më fyen një njeri për të cilin sipas njerëzve ka dëshmi video-incizime për ato treshet e famshme në zyret e Vetëvendosjes që kanë bo abuzime seksuale”, ka thënë Zeka në emision.
Për këtë deklaratë Zeka është paditur nga Konjufca. Padia është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Pretendimet e të paditurit përmes kësaj interviste i përmbushin të gjitha elementet e veprës së shpifjes dhe fyerjes ndaj të paditurit, bazuar në faktin se deklarata nuk është e vërtetë dhe është tejet nënçmuese duke përfshirë edhe dëmtimin e rëndë të reputacionit të z.Glauk Konjufca. Përveç kësaj i padituri ka qenë në dijeni se deklarata e tillë është e pavërtetë dhe e pasaktë, por e ka bërë atë me qëllim të dëmtimit dhe zhvlerësimit të reputacionit si dhe cenimit të imazhit publik të paditësit”, thuhet në padi.
Në padi thuhet se Zeka në mënyrë flagrante ka shkelë ligji kundër Shpifjes dhe Fyerjes pasi me deklaratat e tij e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë reputacionin e Konjufcës në raport me publikun.
Sipas kësaj padie Zeka ka keqpërdorur në mënyrën më të ulët lirinë e shprehjes me qëllim diskreditimit të deklaratave të Konjufcës gjatë diskutimit parlamentar ku ai theksoi përfshirjen në një rast gjyqësor për mashtrim për të cilin rast ekziston edhe një aktakuzë kundër të paditurit.
Konjufca ka kërkuar 50 mijë euro për kompensim të dëmit jo-material për shpifje.
“Paditësi konsideron se për shkak të përjetimit të dhimbjes shpirtërore, denigrimit të personalitetit dhe cenimit të dinjitetit, lartësia e dëmit të shkaktuar jomaterial do të duhet të kompensohet në të holla në detyrim të ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe për këtë i njëjti i propozon Gjykatës që konpenzimi të bëhet në emër të këtij dëmi dhe atë në shumë prej 50 mijë euro”, thuhet në padi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja