LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Mustafa përsëri do t’ia bëjë votat Thaçit për president

Konjufca: Mustafa përsëri do t’ia bëjë votat Thaçit për president

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjes së qeverisë së re.

Konjufca në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë kërkesat për zgjedhje do të jenë një përditshmëri në Kosovë.

“Nuk është lajm i mirë nëse në një vend nuk ka zgjedhje e sidomos kur kërkon populli”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-ministri i Jashtëm ka thënë se tashmë është evidente se roli i Thaçit në krijimin e kësaj qeverie ka qenë vendimtarë.

“Avdullah Hoti është një aktorë që luan rolin e kryeministrit. Kjo marrëveshje është arritur mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se LDK doli në zgjedhje e dyta për shkak të afërsisë së kishte me Vetëvendosjen, pasi sipas tij po të kishte bërë me dije se preferon edhe koalicion me AAK-në do të delte më keq në zgjedhje.

Konjufca thotë se Isa Mustafa vazhdimisht ka mashtruar elektoratin e LDK-së në zgjedhje dhe sipas tij ai përsëri do të bëjë Thaçin president.

“Mendoj se Isa Mustafa do t’ia sigurojë përsëri votat për president. Pse Hashim Thaçi të ja mundësojë LDK-së qeverinë me gjithë ato ndërhyrje. Thaçi ndikoi prej Gjykatës Kushtetuese deri te deputeti Haxhi Shala”, tha ndër të tjera Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori