LAJMI I FUNDIT:

Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari-Lila

Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari-Lila

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me audio-incizimet ku dëgjohen duke folur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Konjufca ka thënë se nuk ka pasur informacion se Kusari-Lila ka folur me Milan Radojçiq, por sipas tij, deputetja e LVV-së ka gabuar që ka lejuar Simiqin të bisedojë me Radoiçiqin në prezencë të saj.

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit
Lexo po ashtu Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

“Unë nuk kam pasur kurrfarë informacioni, por Radojçiqi thirret në telefon prej varësve të tij për çdo sekond mendoj. Prej Vetëvendosjes nuk thirret kurrë në telefon. Po nëse e ka thirrë vartësi i tij në telefon dhe e ka keqpërdor praninë e shefes sonë të grupit parlamentar, ajo i ka pasë dy opsione. Ose me pritë deri te përfundon bisedën ky zotnia, ose me i thonë “shkllap”, nalu edhe çu dil jashtë. Kjo e ka zgjedhë këtë të parën. Ndoshta nuk është versioni më i mirë që e ka zgjedhë, por ashtu ka ndodhë”, është Konjufca në emisionin “Kallxo Përnime”.


“Nuk kam kurrfarë tolerance për të, ai është kriminel”, ka shtuar ai.

Kryeparlamentari ka thënë se nuk mund të fajesohet Albin Kurti për rastin e audio-incizimeve. Ai madje bëri edhe një krahasim në lidhje me këtë.

“A din se si është kjo. A ndodhi një krim me një kafiq në Prishtinë? Si me dalë tash unë me thanë, kryetari i PDK-së i ka shti, unë nuk e them kurrë atë. Gabim është. S’ bën sepse krimi ndodhë, çka ka lidhje që ai është restoranti i dikujt”, ka shpjeguar Konjufca.

“Nuk mundem me lidhë unë me kryetarin e PDK-së. A kanë dalë kanë thanë Albini e ka shti me folë [Mimozën]. Për Kurtin krejt thonë që ai po i shtynë, po kjo nuk është fer. Për me i pëlqy popullit kritika duhet me qenë e ndershme”, është shprehur Konjufca. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori