LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Ata që po e përmendin Adem Jasharin çdo ditë, e sollën Kosovën në këtë gjendje (Video)

Konjufca: Ata që po e përmendin Adem Jasharin çdo ditë, e sollën Kosovën në këtë gjendje (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se që nga momenti që është marrë lajmi se PAN-i do ta udhëheq këtë qeveri, askush nuk ka besuar se do të bëhet më mirë në Kosovë.

Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Në këtë pushtet ka pangopësi, lakmi, zhvatje, por nuk ka mbrojtje të interesave të qytetarëve. Është bërë e zakonshme me vdekë në vendin e punës dhe të japësh qindra miliona euro për përfituesit privat. Milionat e qytetarëve po shkojnë për hesape të profitit personal, derisa varfëria dhe papunësia e kanë pllakosur vendin”, ka shtuar Konjufca.


Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së ka thënë se Kosova në vitin 1981, i ka pasur 2 milionë banorë, ndërsa para pesë vitesh 1.7 milion, e tash mund të ketë edhe më pak, dhe se sipas tij, jeta e mirë po kërkohet çdo kund tjetër përveç në Kosovë, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se ata që po rrahin gjoks dhe po e përmendin çdo ditë Adem Jasharin, pikërisht ata sipas tij, e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori