LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet drogë në burgun e Dubravës

Konfiskohet drogë në burgun e Dubravës
Foto: Ilustrim

Policia raporton se në Burgun e Dubravës në Istog në disa raste kanë arritur të konfiskojnë sasi droge.

Sipas Policisë njësitë e Antidrogës në Pejë në bashkëpunim me gardianët e Burgut në interval kohor prej  26 shtator deri më 11 dhjetor në lokacione të ndryshme në 10 raste ka konfiskuar 17.80 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.