LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen rreth 20 mijë rrënjë kanabisi në Prilep

Konfiskohen rreth 20 mijë rrënjë kanabisi në Prilep
Foto: Ilustrim

Policia ka konfiskuar mbi 18 mijë rrënjë kanabisi nga një fabrikë për përpunimin e kanabisit mjekësor. Jo zyrtarisht mësohet se aksioni është zhvilluar mbi bazën e informacioneve se fabrika e vendosur me lokacion në qytetin e Prilepit, ka kultivuar një sasi të konsiderueshme të bimës në kundërshtim me kufizimet ligjore. Një burim tjetër për “Alsat” thonë se aksioni policor lidhet me afatet e shkelura nga kompania dhe mos njoftimi në kohë i Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e korrjes.

Burime nga grupi hetimorë bëjnë të ditur se sasia e konfiskuar është ngarkuar në maune të cilat po i mban policia nën masa të larta kujdesi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot nuk kishte përgjigje për motivet e aksionit dhe cilat ligje vendase ka shkelur kompania e cila është investim i përbashkët i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetasi të huaj.

Fabrika për përpunimin e lëndës mjekësore të kanabisit është themeluar në vitin 2019, ndërsa paraprakisht për veprimtarinë e saj është akredituar nga Qeveria. Objekti ishte paraparë për veprimtari afariste nga një kompani e cila posedon zinxhir të supermarketeve, por më pas ishte shndërruar në një fabrikë për përpunimin e kanabisit me të paktën 10 salla kultivimi dhe kapacitet për tharje deri në 6 ton në vit./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori