Site icon Telegrafi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media ku do të prezantojë detaje mbi operacionin policor të zhvilluar në një fshat të Leposaviqit.

Operacioni ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një arme, municioni, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen gjatë konferencës.

Në këtë konferencë, e cila do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri në ora 18:00, do të marrin pjesë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Veton Elshani

Policia pritet të japë më shumë detaje rreth operacionit dhe materialeve të konfiskuara./Telegrafi/

Exit mobile version