LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 61 telefona të kontrabanduar

Konfiskohen 61 telefona të kontrabanduar

Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë si dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë në të cilën janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.

Sipas një njoftimi për media thuhet se e gjithë sasia me vlerë mbi 14,000  mijë euro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse.

“Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kane arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar. E gjithë sasia me vlerë mbi 14,000  mijë €uro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/