Konfiskohen 22 monedha ari me vlerë prej rreth 12 mijë dollarësh në Shkup

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njofton se gjatë kontrollit të një udhëtari në aeroportin ''Aleksandri i Madh'' në Shkup, janë gjetur 22 monedha ari, me vlerë prej rreth 12 mijë dollarësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Paratë janë gjetur te personi N. R nga Kërçova, që vinte nga Roma e Italisë. Monedhat e arit janë konfiskuar përkohësisht, kurse ndaj tij do të ngriten procedurat e duhura për padi penale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































