Policia e Kosovës, ka hartuar një plan operativ i cili është duke u zbatuar gjatë këtyre ditëve.

Zyra për informim e Policisë ka konfirmuar për Telegrafin se ky plan operativ do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit dhe festës së 1 majit.


Vazhdimi i zbatimit të këtij plani ndodhë për shkak se Policia ka hasur në kundërvajtës të ndryshëm që nuk i respektojnë rregullat në trafik, andaj në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme gjate ditëve ne vijim, do të angazhohen njësitë relevante në teren ne kontrollim të trafikut rrugor.

Gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar disa skuterë pa doganë, janë shqiptuar gjoba për qytetarët që nuk kishin patentë shofer si dhe persona që kanë drejtuar skuterët pa vendosje të helmetës dhe pa regjistrim. /Telegrafi/

178178546 4060405054020000 1783087550194418461 n

178393688 4060405217353317 434250004117286954 n

178812376 4060405344019971 1012183658134777720 n