Konfirmon trajneri i Flamengos, Duarte do të luajë për Milanin
281:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - OCTOBER 13: Léo Duarte of Flamengo celebrates a scored goal during the match between Flamengo and Fluminense as part of Brasileirao Series A 2018 at Maracana Stadium on October 13, 2018 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Alexandre Loureiro/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, ka konfirmuar se mbrojtësi Leo Duarte është rrugës për t'iu bashkuar Milanit.
Rossonerët kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 11 milionë eurosh për futbollistin, i cili do të arrijë në Itali gjatë javës për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
"Jam i sigurt se Duarte do të bëhet lojtar i Milanit, gjtihçka është e kryer", ka thënë Jesus për Radio Brasil.
"Ai po përgatitet për transferimin e tij në Evropë. Ia uroj të gjitha të mirat", ka shtuar trajneri.
23-vjeçari i ka zhvilluar 60 ndeshje me Flamengon duke i shënuar dy gola dhe ka luajtur së bashku me të huazuarin nga Interi, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























