Konfirmohet: Lirak Çelaj është kandidat i PDK-së për Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës do ta kandidojë Lirak Çelajn për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Po, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës është z. Çelaj”, ka thënë Krasniqi, për Gazetën Express.
Ndërkohë në garë për të parin e komunës së Prishtinës do të jenë nga LDK, Arban Abrashi, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka rikandiduar Shpend Ahmetin.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































