Konfirmohen shtatë kandidatët për president, filloi me punë misioni vëzhgues OSBE-ODIHR

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së.
Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill të këtij viti fillon më 4 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 22 prill.
Shumica e partive politike tashmë kanë shpallur bartësit e listave për zgjedhjet parlamentare (8 maj), ndërsa disa prej tyre do t’i prezantojnë nominimet e tyre këtë fundjavë. Listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare duhet të dorëzohen në KSHZ jo më vonë se 2 prilli, pra 35 ditë para zgjedhjeve të 8 majit.
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dje hapi misionin e vëzhgimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj. Për herë të parë, OSBE/ODIHR në vend do të vëzhgojë dy lloje zgjedhjesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Për dy ciklet zgjedhore do të punësohen 320 vëzhgues, nga të cilët 20 afatgjatë dhe 300 afatshkurtër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë