LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen ndryshimet në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës

Konfirmohen ndryshimet në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës miratoi ndryshimet në Kupën e Mbretit dhe Super Kupë.

Që nga sezoni i ardhshëm, vetëm një ndeshje do të luhet në të gjitha fazat e konkurrimit të Kupës së Mbretit, përveç në gjysmëfinalet.

Kur është fjala për Super Kupën, ai do të ketë një format “final-four” për sezonin e ardhshëm.


Gjegjësisht, në vend të ndeshjes në të cilën kampioni dhe fituesi i Kupës janë takuar deri më tani, dy skuadrat e para të renditura nga kampionati dhe finalistët e Kupës do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm.

Super Kupa gjithashtu nuk do të luhet më përpara fillimit të kampionatit, por në muajin janar.

Ndryshe, kur bëhet fjalë për Kupën e Mbretit të këtij viti në ndeshjen finale më 25 maj, do të takohen Barcelona dhe Valencia. /Telegrafi/