LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Real Madridi po vuan shumë nga lëndimet këtë sezon por kishin shpresuar se do të festojnë rikthimin e dy yjeve për udhëtimin tek Real Sociedadi.

Këtë vikend ata do të mbeten sërish pa shërbimet e Jude Bellingham dhe Aurelien Tchouameni, të cilët do të vazhdojnë me stërvitje individuale në Madrid.

Tchouameni ishte një dyshim deri në minutën e fundit pasi pësoi një zgjatje muskulare në ndeshjen e tyre të fundit ndaj Real Betisit.


Ai dhe Bellingham, që ka humbur të gjitha ndeshjet që prej mesit të muajit gusht, u stërvitën të ndarë nga pjesa tjetër e grupit në seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në San Sebastian.

Në mungesë të tyre, Luka Modric, Fede Valverde dhe Arda Guler ose Brahim Diaz pritet të jenë treshja startuese në mesfushë.

Carlo Ancelotti do të shpresojë se do t’i ketë të dy lojtarët në dispozicion për duelin ndaj Stuttgartit të martën në Ligën e Kampionëve, ndërsa burimet thonë se Bellingham do të jetë plotësisht i gatshëm për atë sfidë.

Në rastin e Tchouamenit klubi dëshiron të jetë më i kujdesshëm, pasi lëndimi që ka pësuar është në të njëjtën zonë që e detyroi atë të humbasë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos janë të lënduar gjithashtu, andaj tekniku italian duhet të mbështetet në ato pak opsione që ka momentalisht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori