Kombëtarjaeangleze do të udhëtojë sonte drejt Tiranës, pasi nesër në mbrëmje (e diel), do të përballet me Shqipërinë.

Dy kombëtaret e kanë nisur për mrekulli kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror 'Katari 2022', pasi kanë marrë fitoret e para.


E të dielën në mbërmje në kryeqytetin shqiptar Tiranë në 'Air Albania', dy kombëtaret do t'i masin forcat mes vete.

Anglezët do të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa dy yjet e tyre, pasi tanimë është konfirmuar mungesa e tyre.

ExbVbVsW8AE6cSs

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ka pësuar një lëndim dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet, kësisoj është rikthyer në klub dhe nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

I lënduar është edhe super talenti Bukayo Saka që është rikthyer te Arsenali pasi nuk ia doli të rehabilitohet nga lëndimi i pësuar.

Ka qenë vet faqja zyrtare e Anglisë në Twitter që ka konfirmuar se dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Polonisë.

engsan 2

Anglia e nisi mirë këtë kampanjë kualifikuese pasi mposhti San Marionon me rezultat 5-0, derisa Shqipëri triumfoi te Andorra 0-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app