LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen disa nga parregullsitë gjatë punësimeve në ASK

Konfirmohen disa nga parregullsitë gjatë punësimeve në ASK

Kryeministri Zoran Zaev arsyeton mungesën e testit të poligrafit dhe integritetit për kuadrin e përzgjedhur të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Sipas tij, drejtori i ASK-së Viktor Dimovski tregon transparencë gjatë pranimit të mos-respektimit të kritereve gjatë përzgjedhjes së të punësuarve.

“Nuk ka institucion për të zbatuar integritetin, për momentin nuk ka as njerëz të kualifikuar për ta kaluar periudhën kohore të caktuar për testim poligrafi, edhe pse ekziston një poligraf në vend, por testi bëhet me tre ekipe të trajnuara mirë. Në mënyrë transparente drejtori këtë e tregoi si dobësi. Sipas meje të gjithë të tjerët në mënyrë të barabartë kaluan. Procesverbalet u nënshkruan nga të gjithë përfaqësuesit parlamentar. Procesi i ekipimit të agjencisë gjithsesi vazhdon më tej”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Një ditë më parë drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, konfirmoi një pjesë të dyshimeve për anashkalim të procedurave ligjore gjatë përzgjedhjes së të punësuarve në ASK. Dimovski pohoi se për shkak të pengesave fizike, të punësuarit nuk i janë nënshtruar testit të poligrafit dhe as integritetit, ashtu siç parashikonte ligji. Sipas tij, testi i poligrafit merr kohë kurse në vend nuk ekziston asnjë institucion që bën testin e integritetit. Dimovski pranoi edhe se, në kundërshtim me kriteret e thirrjes publike, në ASK janë pranuar persona me lidhje të ngushta familjare. Megjithatë, sipas tij, komisioni ka marrë vendim që këto të punësuar të mos shpërndahen në sektore të njëjtë në agjenci. Drejtori i ASK-së, mohoi vetëm zërat për punësimin e personave me nënshtetësi të dyfishtë. Sipas tij, ish të punësuarit me përvojë pune për të cilat agjencia ka nevojë, do të duhet të heqin dorë nga nënshtetësia e dytë dhe të aplikojnë në thirrjet e ardhshme ndërkohë që do t’ju jepet përparësi për punësim. Ai shtoi se asnjë nga të përzgjedhurit nuk është pjesë e asnjë procedure hetimore nga organet e hetuesisë. Të punësuarit e ASK-së nuk kanë akoma as vendime pune dhe për këtë Dimovski tha se procedura është në vijim dhe pritet miratimi i rishikimit të buxhetit të shtetit.


Akuzat për shkelje erdhën nga anëtari i komisionit të përzgjedhjes së të punësuarve, deputeti Trajçe Dimkov i cili ditë më parë, pikërisht për këtë arsye u tërhoq nga këto kompetenca. Dimovski tha se Dimkov ka nënshkruar se pajtohet me listën e të selektuarve.

ASK-ja është trashëgimtare e DSK-së por është institucion në vete, nën ombrellën e Qeverisë. Ajo ka marrë më shumë së gjysmën e të punësuarve të ish DSK-së./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori