Konferencë për përfshirjen e vajzave në teknologji në Maqedoni

Sot në Shkup u mbajt konferencë me temë ''Frymëzo për të ardhme kompjuterike'', që zbatohet në kuadër të projektit ''Vajzat në teknologji: Ulja e boshllëkut gjinor në profesionet teknike'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë u prezantua analiza ''Nxënësit e shkollave të mesme dhe shkencat natyrore: Analizë e qëndrimeve dhe perceptimeve në aspekt gjinor''. Me këtë rast, Ana Mickovska-Raleva tha se ektziston ndarje gjinore në profesione, pra ekziston ''profesione tipike mashkullore'', më së shpeshti në sferën e teknologjisë dhe ''profesione tipike femërore'', që më së shumëti lidhen me sferën e kujdesit, arsimit, etj.
Projekti në fjalë u realizua nga Qendra për hulumtime dhe krijime të politikave, me mbështetje të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/




















































